13:43 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Trajneri i Werderit: Më besoni, Miloti do të shënojë të shtunën!

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldti, ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes së nesërme ndaj Wolfsburgut.

Tekniku gjerman foli edhe për lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan IndeksOnline

Kohfeldti beson se Rashica do të shënojë të shtunën ndaj Wolfsburgut.

“Miloti ka kualitet të madh. Nuk ka rëndësi nëse ai shënon, apo po kontribuon për ekipin. E kam një ndjenjë se ai do të shënojë të shtunën. Besoj në të”, ka thënë Kohfeldti.

Kujtojmë se Milot Rashica ende s’ka shënuar gol në vitin 2021./IndeksOnline/