75 Mall Live Search
20:20 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / OSH

Refuzoi t’i jepte telefonin, shqiptari rreh të dashurën me grushte dhe arrestohet nga policia italiane

Policia italiane ka arrestuar 29-vjeçarin me origjinë shqiptare pasi ka rrahur të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Trentino dhe sipas mediave italiane, arsyeja e dhunës është se e reja ka refuzuar t’i japi telefonin e saj 29-vjeçarit, i cili menjëherë e ka qëlluar me grushte dhe shkelma.


Vajza arriti të largohej duke gjetur strehim në shtëpinë e shoqes së saj, por 29-vjeçari e ndoqi dhe e priti për një kohë të gjatë jashtë shtëpisë, derisa ka ndërhyrë policia të cilën e lajmëroj e reja.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e shqiptarit janë identifikuar 250 gram kanabis në garazh dhe disa mbetje të shpërndara në dhomën e mbetjes.

I riu aktualisht gjendet në burgun në Trento.