75 Mall Live Search
12:04 / E Diele, 21 Mars 2021 / Blerim

Avdullah Hoti: Qeveria zotohet se do të krijohen kushtet për shkollimin e fëmijëve me sindromën Down

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Doën, ka thënë  se Qeveria e Kosovës zotohet se do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë. 

“Në Ditën Botërore të Sindromës Doën, Qeveria e Republikës së Kosovës edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gjithnjë gatishmëri dhe vullnet për të vënë në dispozicion gjithë mekanizmat e nevojshëm për t’ua mundësuar të prekurve me Sindromën Doën, që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, duke filluar nga shkollimi deri tek krijimi i kushteve për jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talenteve të tyre të jashtëzakonshme.