As Trepça 89 e as bora nuk e ndal Ballkanin, “Xhebrailat” barazojnë pikët me Dritën

Skuadra e Ballkanit ka arritur të shënoj fitore të madhe kundër Trepçës 89 në Mitrovicë.
Ekipi i Shkëmbit fitoi me rezultat 0:2 me golat e Mirlind Dakut dhe Arbër Hoxhës, transmeton Indeksonline.
Përkundër kushteve jo të mira atmosferike, Ballkani pati një paraqitje të mirë. Trepça 89 pati rastet e saja po nuk i shfrytëzoi.
Me këtë fitore, Ballkani ka barazuar pikët me liderin, Drita./Indeksonline/