75 Mall Live Search
18:54 / E Diele, 21 Mars 2021 / AR

“Gënjeshtra” e MI-së/ Rrugët e Kosovës të papastruara nga bora, kolona gjithandej

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, shkruan Indeksonline.

Por kjo gjë del të jetë e pavërtetë. Indeksonline pak më parë raportoi se autostrada “Ibrahim Rugova” është mbushur me borë, ku shumë vizitorë nga Shqipëria kanë mbetur në rrugë.

Edhe në hyrje të Fushë Kosovës, autostrada Prishtinë-Prizren, nuk është në gjendje të mirë.

Lexuesit thonë se në atë pjesë ka shumë kolonë, dhe rruga është e papastruar.

Po ashtu rruga Gjakovë-Klinë është e papastruar. Bllokim të veturave ka edhe në autostradën Prishtinë-Pejë.