75 Mall Live Search
20:57 / E Diele, 21 Mars 2021 / AR

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Hasani, shkruan Indeksonline.

Haradinaj tha se Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hasan Hasani nga Smolica.

Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj me të gjithë dijen e tij ushtarake dhe kreu me nderë detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Smolicë.

Ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Baci Hasan u prehtë në paqe!

RH