VV thumbon Ahmetin: S’po i pastron rrugët, po e ruan borën për me mbush lumin me ujë!

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Eman Rrahmani e ka thumbuar kryetarin e Prishtinës për mospastrimin e rrugëve, shkruan Indeksonline.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se Ahmeti nuk po i pastron rrugët sepse po dëshiron me e ruajt borën për me mbush lumin me ujë.
“Shpend Ahmeti, nuk po i pastron rrugët se po dojke me rujt boren për me mbush LUMIN ujë!“, ka shkruar Rrahmani.
Pas investimeve që do të bëhen në rrugën A, sipas zyrtarëve komunal do ketë lumin ku do të rindërtohet edhe shtrati i tij.
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, tha se në vitin 2021 përveç 100 rrugëve në pjesën urbane dhe rurale janë edhe dy projekte të mëdha dhe ai tunelit prapa Teatrit Kombëtar, dhe projekti në rrugën A.
“Në këtë vit kemi dy projekte madhore i cili është projekti i tunelit dhe projekti i rrugës A. Rruga A do ta ketë edhe lumin pra komuna e Prishtinës nuk do të quhet qytet pa lumë por do ta ketë lumin i cili do të rindërtohet pjesa e shtratit”./Indeksonline/