Stafi i sigurisë së Suedisë arrin në Kosovë, zero shanse për t’iu afruar Ibrahimovicit

Të dielën do të zhvillohet ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Indeksonline mëson se stafi i sigurisë së kombëtarës së Suedisë tashmë kanë arritur në territorin e Kosovës.
Suedezët kanë ardhur 6 ditë para se të zhvillohet ndeshja dhe do të përgatiten terenin para se të vije kombëtarja. .
Sipas burimeve, siguria për kombëtaren suedeze është tejet e lartë dhe askush nuk do të mund të afrohet yllit të madh, Zlatan Ibrahimovic.
Ekipi i sigurimit të kombëtares së Suedisë menjëherë pas arritjes në Kosovë është vënë në kontakt me Policinë e Kosovë për t’u kujdesur për sigurinë e kombëtares.
Pas kësaj ndeshje, Kosova do të jetë mysafire e kombëtares së Spanjës, ndeshje e vlefshme për kualifikime në Botërorin 2022. /Indeksonline/