75 Mall Live Search
19:18 / E Hënë, 22 Mars 2021 / OSH

Futbollisti kosovar që 1 vit po pret Flamurtarin për të ia paguar borxhin, FFK-ja në gjumë!

Futbollisti kosovar, Festim Krasniqi që një vit ka dorëzuar kërkesën e tij në FFK për borxhin që ia ka klubi i Flamurtari.

Në një prononcim për Indeksonline, Krasniqi ka treguar se Flamurtari nuk ia kishte dhënë pagën për 3 muaj dhe ende ia ka borxh.

Ai u shprehë se është i lodhur me neglizhencën e FFK-së që nuk po i jep asnjë përgjigje.

“Janë bërë gati 1 vit që kam bërë kërkesë në FFK.

Që tre muaj nga janari,  çdo të premte duhet me shku në Federatë për obligimet që m’i ka klubi i Flamurtarit ndaj meje”

“Jemi marr vesh që me kry një pjesë të obligimeve, as asaj marrëveshje  muajin e kaluar nuk i kanë qëndruar pas”

“Kam shkruar prapë në Federatë, m’kanë thënë që këna me u marr me këtë rast, po shkon edhe muaji i dytë që nuk ka asnjë përgjigje”

“3 muaj më ka mbet borxh sipas gjendjes së llogarisë. I kam dërguar krejt në Federatë, i kanë pranuar me ankesa e të gjitha”, tha fillimisht Krasniqi.

Tutje, ai tregoj se një rast të tillë e ka pasur me klubin e Besës, por qasja e FFK-së ishte më ndryshe në atë kohë.

“Unë e kam pas edhe një rast me klubin e Besës para dy viteve. Sjellja e FFK ndaj tyre ka qenë më ndryshe. Dua të them që me disa klube federata sillet më rigoroze e me disa më butë. Kur klubi i Besës nuk na u është përgjigjur, janë dënuar. Pse s’po ndodh e njëjta me Flamurtarin.”

“Kryekomisioneri më ka thënë që obligimet do të kryhen por që është zhagit kjo punë tej mase edhe nuk kam nerva me hargju kohë me vrapu herë në Federatë e herë në klub. Tash e mbas unë do të ju drejtohem edhe në UEFA”, shtoi futbollisti kosovar.

Në fund ai tha se nëse nuk kryhen obligimet do të dal me një deklaratë të dytë, dëmi i sëcilës do të jetë i madh për klubin e Flamurtarit.

“Për në fund dua të ceku që unë jam për me u përfundu obligimet qysh është  edhe në marrëveshje. Përndryshe në reagimin e dytë që do të dal së shpejti, atëherë do të llogarisë që obligimin që kanë ndaj meje do ua fali, po besoj që dëmi i asaj deklarate do jetë më i madh. Nuk është kërcënim por do ja lë kohës” përfundoj Festim Krasniqi. /Indeksonline/