75 Mall Live Search
23:07 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / L A

Zeneli flet pas debutimit të tij në Botëror: Unë përfaqësojë edhe Kosovën

Besfort Zeneli ka bërë sot debutimin e tij në Kampionatin Botëror.

Po për ish-lojtarin e Kosovës U-21, ishte një debutim për t’u harruar pasi që Suedia e tij u mposht me rezultat të thellë 5-1 nga Holanda.

Në një intervistë me gazetarin Arlind Sadiku, Zeneli u shpreh i lumtur me debutimin e tij dhe deklaroi se përveç Suedisë po përfaqëson edhe Kosovën.

“Unë gjithmonë e reprezentojë Suedinë dhe Kosovën, unë jam i lindur në Suedi por prindërit e mi vijnë nga Kosova dhe çdo vit e vizitojmë Kosovën”, u shpreh Zeneli.

Mbetet të shihet se a do të ketë mundësinë Zeneli, që të startojë ndaj Japonisë nga minuta e parë./IndeksOnline/