75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 23 Mars 2021 / AR

Arbër Grabovci merr drejtimin e AAK-së në Pejë

Arbër Grabovci është zgjedhur që të jetë kryetar i degës së së AAK-së në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Grabovci përmes një njoftimi në rrjetin social, ku tregoi se ai mori mbështetjen nga Këshilli drejtues i degës së AAK-së në Pejë të jetë kryetar i degës.

Falënderoj kolegët dhe bashkëpunëtorët për besimin e dhënë. Kjo përzgjedhje më motivon edhe më shumë për punë në sfidën e radhës, për zgjedhje lokale. Ftoj të gjithë anëtarët e AAK-së për bashkëpunim dhe punë të palodhshme drejt realizimit të synimeve të përbashkëta-ndryshimin për Pejën”, ka shkruar Grabovci.