Edhe Spanja si Kosova, sapo e prezanton logon e re

Federata e Futbollit e Spanjës sapo ka zbuluar logon e re.
Sot gjatë ditës edhe Federata e Futbollit e Kosovës pritet që në stadiumin “Fadil Vokrri” ta prezantojë logon e re, shkruan IndeksOnline
Një agjendë të njëjtë ka pasur edhe Spanja, të cilët sapo prezantuan logon e re të Federatës së Futbollit.
Presidenti i kësaj federate, Luis Rubiales, u deklarua i lumtur për ndërrimin e logos.
“Ky ndryshim është pjesë e planit strategjik. Shpresojmë që kjo markë të na shoqërojë në suksese shumë të rëndësishme”, ka thënë Rubialesi
Kujtojmë se Kosova dhe Spanja do të takohen, më 31 mars në Sevilla. Që të dyjat do të paraqiten me fanella dhe logo të reja./IndeksOnline/