75 Mall Live Search
11:19 / E Martë, 23 Mars 2021 / A. M.

QUINT-i, partive dhe deputetëve: Detyra e parë është zgjedhja e presidentit

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it (SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë) përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend që të luajnë rol të përgjegjshëm pas rezultatit të 14 shkurtit.

QUINT-i po ashtu ka bërë thirrje që aktorët politikë në Kosovë të sigurojnë stabilitet në institucione përfshirë edhe Presidencën.

“Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës urojnë Qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i nxisin të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për një Qeveri efektive. Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqëstë vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe Presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe Qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri”, thuhet në deklaratën e përbashkët.