75 Mall Live Search
17:02 / E Martë, 14 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi përkujton 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku është mbrojtur identiteti kombëtar.

Me këtë rast Thaçi ka thënë se ky vendim i tyre, duke përdorur shkronjat latine, forcoi edhe orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Sot është 109 vjetori i fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku u mbrojt identiteti kombëtar dhe rilindësit tanë vendosën për alfabetin e gjuhës shqipe.

Ky vendim i tyre, duke përdorur shkronjat latine, forcoi edhe orientimin tonë gjeopolitik drejt Perëndimit.

Populli ynë do t’i kujtojë gjithmonë dijetarët tanë, delegatët e asaj kohe, të cilët ishin të vendosur që t’i japin hov zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare, përmes përhapjes së shkollave shqipe. HTH