Manxhuka: “Mafia e ndërtimit” i ngriti aktakuzë Liburn Aliut

Pas publikimit të lajmit se ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu akuzohet për keqpërdorim detyre derisa ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ka reaguar dhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se Liburni ka refuzuar të lejojë ndërtimin që dëmton interesin publik dhe ka penguar mafian e ndërtimit, e më këtë iu është ndërtuar procesi për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe jo “për korrupsion”, transmeton Indeksonline.
Ndër të tjera Manxhuka, ka shkruar se këtu ka një dallim fundamental, e që i bie se ka ndaluar diçka korruptive.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Liburni që ka refuzuar të lejojë ndërtimin që dëmton interesin publik dhe ka penguar mafian e ndërtimit i është ndërtuar procesi për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe jo “për korrupsion”. Ka një dallim fundamental këtu. Pra, ai ka ndaluar në thelb diçka korruptive dhe për këtë i është ngritur procesi se ka përdorur autoritetin për të ndaluar një të keqe. Une i kuptoj akterët që duan qëllimshëm t’i përziejnë këto dy gjëra, por asesi ata që deri tash janë paraqitur si gardianët e drejtësisë dhe kanë raportuar vazhdimisht për të. Ky devijim i qellimshëm i procesit dhe rititullim nuk është asgjë tjetër pos luftë speciale”./Indeksonliner