Edhe sa gola i duhen Dakut për tu bërë golashënuesi më i mirë në histori të Superligës?

Mirlind Daku realizoi golin e 26-të sezonal në Superligë në fitoren 2-0 ndaj Trepçës ’89.
Sulmuesi i huazuar te Ballkani nga Osijeku po vazhdon të shfaq formë të lartë edhe në edicionin pranveror.
23 vjeçari është shumë afër që të vë në rekord historik në Superligë.
Dakut i duhen vetëm edhe 2 gola që të bëhet realizatori më i mirë në elitë brenda një edicioni, shkruan Indeksonline.
Rekordin e mbajnë Oto John i Trepçës 89 me 27 gola në vitin 2017 dhe Fitim Haliti i Besës me poaq gola në vitin 2009.
/Indeksonline/