75 Mall Live Search
22:24 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Haziri për garën në Gjilan: Veç i përvjeli mëngët dhe e largoj kravatën

Kryetari i Gjilanit edhe nënkryetari i parë në LDK, Lutfi Haziri tha se nuk frikësohet të kandidojë përsëri për kryetar të Gjilanit.

Ai tha se veç “i përvjeli mangët e largoi kravatën”, dhe ia mësyn garës.

“Veç i përvjeli mangët e largoi kravatën edhe dalë në teren, nuk i frikësohem garës edhe sfidave. Unë e kam marrë Gjilanin në kohën më të vështirë”, tha Haziri në një intervistë në ATV.

Lutfi Haziri është zgjedhur nënkryetar i parë i LDK’së në zgjedhjet e fundit të brendshme.

Ai është kryetar aktual i Gjilanit. Zgjedhjet lokale do të mbahen në fund të këtij viti në të gjitha komunat.