Radhë të gjata në mëngjes për një vulë apostile në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë krijuar radhë të gjata të qytetarëve në mëngjesin e së mërkures, shkruan IndeksOnline.
Të njëjtit janë duke pritur për një vulë apostile në këtë ministri.
Sipas disa pamjeve që janë dërguar në adresë të IndeksOnline shihen dhjetra persona duke pritur para hyrjes së MPJD-së, pa distancë./IndeksOnline.

