Dy vetura aksidentohen në Penuhë, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 09 e 30 minuta në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Penuhë.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihen dy vetura të përfshira dhe në vendin e aksidentit është parë edhe autoambulanca.
Policia rrugore ka dalë në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe është marrë me rastin./IndeksOnline/