Amir Rrahmani kthehet në Napoli

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është larguar nga kampi i “Dardanëve”, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit.
Me gjithë vullnetin dhe dëshirën e madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur. Prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar mjekimin e lëndimit.
Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares… në sfidat e ardhshme.