75 Mall Live Search
13:07 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Adresimi i Bill Clintonit për Kosovën në vitin 1999

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përkujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

Sot ai ka shpërndarë një adresim të presidentit amerikan Bill Clinton, i cili u është adresuar opinionit publik pak momente para fillimit.

Me këtë rast Rama tha ky adresim në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën këtë datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Adresimi historik i presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”.