Avokati i Thaçit: Para 22 vitesh NATO bombardoi kundër agresionit serb, dhe ja ku jemi sot

Avokati David Hooper, që është mbrojtës i ish-presidentit Thaçi i ka reaguar Prokurorisë së Specializuar të Hagës pas deklaratës se u duhet kohë dhe burime të tjera për dorëzimin e materialeve deri në javën e dytë të shtatorit, shkruan IndeksOnline.
Hooperi u shpreh i çuditur se si Prokuroria… po do të bëjë hetime të mëtejshme, sot 22 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s ndaj agresionit serb.
“Mua më çudit ajo që thotë prokurorja për hetimet. Çfarë nevoje ka për të bërë hetime në këtë fazë? Jemi 22 vjet pasi NATO-ja bëri bombardime për të ndaluar agresionin serb kundër Kosovës, dhe ja ku jemi sot me një aktakuzë që ua kanë parashtruar deri në imtësi. Çfarë nevoje ka që Prokuroria… të bëjë hetimet mëtejshe. Më duket se bëjnë për të përforcuar një dosje që s’është aq e fortë. Si mund të thonë që kjo nuk mund të ketë pasoja për datën kur do të nisë gjyqi”, tha ai./IndeksOnline/