75 Mall Live Search
16:02 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Policia me detaje për operacionin e sotëm ku ‘goditi’ dy banda kriminale

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht ditën e sotme për një operacion të suksesshëm të cilin e ka realizuar Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Nga Prokruroria Speciale, Habibe Salihu ka deklaruar se aksioni i sotëm është vazhdimësi i një operacioni të realizuar gjatë muajit tetor të vitit të kaluar.

“Ky aksion është vazhdimësi i aksionit nga muaji tetor që ka rezultuar. Bëhet fjalë për  falsifikim të dokumenteve. Aksioni i tetorit nuk është bërë publik, ndërsa sot është bërë i ditur aksioni i dytë”, ka deklaruar Habibe Salihu nga prokuroria Speciale.

Ndërsa nga ana e policisë së Kosovës kanë deklaruar se kanë realizuar operacionin e dytë ndaj dy grupeve krinimale e që lidhen me kontrabandën me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve.

Është bërë e ditur që janë arrestuar 9 persona në aksionin e sotëm ndërsa në atë të tetorit janë arrestuar 3 të tjerë.

“Sot hetuesit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale si dhe në kuadër kanë realizuan operacionin e dytë ndaj dy grupeve kriminale që lidhen me kontrabandë me emigrantë, falsifikim të dokumenteve.

Operacioni i parë është realizuar vitin e kaluar ku janë hetuar 5 lokacione dhe janë arrestuar 3 persona të dyshimit. Ndërsa në operacionin e sotëm janë ndaluar 9 persona të dyshimtë në 12 lokacione”, u bë e ditur nga Florie Hajra, drejtoreshë e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës.

Janë gjetur laborator të pajisur me aparatura që janë përdorur për falsikimin e dokumenteve të ndryshme, nga 16 shtete të ndryshme kryesishtë të BE-së.

Në këto dy operacioni janë arrestuar 12 persona të dyshuar, të cilët gjenden në mbajtje dhe paraburgim. Hetimet janë kryer me EUROPOL-in si dhe shtetin shqiptar”, u bë e ditur nga zyrtarët policor në konferencën për medie.