75 Mall Live Search
17:12 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

Bashkëlojtari i Ibra-s: Vështirë të vrapoj 90 minuta, por ky është plani ynë që t’i ndihmojmë atij!

Zlatan Ibrahimovic pas pesë viteve është rikthyer për herë të parë në stërvitje me ekipin kombëtar të Suedisë.

Sulmuesi i AC Milan do të jetë i gatshëm për sfidën e parë të Suedisë, ndaj Gjeorgjisë që zhvillohet nesër (25 mars) nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline

Për formën e Ibrahimovicit ka folur edhe bashkëlojtari i tij, Marcus Berg.

Sipas 34-vjeçarit, Ibra s’mund të vrapoj për 90 minuta, por është një ‘element’ i fortë në sulmin e Suedisë.

“Me këtë fizik nuk është e lehtë të vraposh aq shumë për 90 minuta. Prandaj kualiteti i tij në zonë është diçka e rëndësishme për ne. Ne do t’i ndihmojmë atij me topa në zonë, dhe mendoj se ai do të fitoj ndeshje për ne”, ka thënë Berg.

Kujtojmë që pas ndeshjes me Gjeorgjinë, Suedia do të udhëtoj për në Prishtinë, për t’u përballur me Kombëtaren e Kosovës. Ndeshja kjo që zhvillohet ditën e dielë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./IndeksOnline/