75 Mall Live Search
18:14 / E Martë, 16 Qershor 2026 / Gj Sh

Zyrtare: Ruben Amorim trajner i ri i Milanit

Ruben Amorim është zyrtarizuar si trajner i ri i Milanit.

Tekniku portugez është zëvendësues i Maximiliano Allegrit, i cili u shkarkua pas përfundimit të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Amorim së fundi ishte trajner i Manchester United, ku u largua në muajin janar, pas rezultateve jo të mira.

“Ka ambicie që të shoqërojnë gjatë gjithë karrierës dhe të qenit trajner i Milanit ka qenë gjithmonë një nga ambicjet e mia. E di saktësisht se çfarë do të thotë ky Klub: histori, prestigj dhe një bazë tifozësh të jashtëzakonshme në të gjithë botën. Është një sfidë që e përqafoj me krenari dhe entuziazëm, plotësisht i vetëdijshëm për atë që përfaqësojnë këto ngjyra. Mezi pres të filloj dhe të përjetoj çdo ditë pasionin që drejton Milanin.”, ishin fjalët e para të Amorim si trajner i Milanit./IndeksOnline/