Bremen dhe Reims u urojnë fat yjeve të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të luajnë ndeshjen e parë gjatë vitit 2021. ‘Dardanët’ do të luajnë miqësore ndaj Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë.
Dy klubet e njohura europiane, Werder Bremen dhe Reims përmes rrjeteve sociale ia kanë dedikuar nga një postim për lojtarët: Milot Rashica, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, shkruan IndeksOnline
Tre lojtarët e lartpërmendur kanë mundësi të startojnë sonte ndaj Lituanisë – në ndeshjen që nis nga ora 20:45.