75 Mall Live Search
18:44 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / AR

Hoxhaj: Jemi fronti i vetëm politik kundër boshtit populist të përfaqësuar nga Kurti

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se partia e tij do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga kryeministri, Albin Kurti, shkruan Indeksonline.

“PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti”.

Duke e konfirmuar se PDK nuk ka votë për Osmanin si presidente, Hoxhaj tha se ata nuk do të tradhëtojnë besimin e votuesve.

“PDK-ja nuk do ta tradhëtoj besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim”./Indeksonline/