75 Mall Live Search
18:56 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

Berisha: Do të bëjmë surpriza…

Kombëtarja e Shqipërisë sot gjatë ditës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore një ditë para ndeshjes ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha doli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës, ku ndër të tjera u shpreh:

“Ne kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikimet e kaluara. Duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë. Sidomos në ndeshjet jashtë Shqipërisë. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme. Nesër duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë surprizë.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, edhe kundërshtarin e njohim sepse kemi luajtur edhe më parë. Në ndeshjet që kemi luajtur në shtëpi kemi vendosur veten në vështirësi prej disa gabimesh. Por me siguri që ndeshja e nesërme do të jetë diçka tjetër sepse do të jetë me një fitore që ta nismi me këmbë të mbarë”, u shpreh Berisha.

Takimi mes Andorrës dhe Shqipërisë zhvillohet nesër nga ora 20:45./IndeksOnline/