75 Mall Live Search
21:11 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / AR

“Kodi i Gjeneralëve”, klubi i Haradinajt për bashkimin e gjeneralëve dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë

Daut Haradinaj e ka kujtuar 24 marsin, ditën kur kanë filluar bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, shkruan Indeksonline.

Duke e shënuar këtë ditë historike, Haradinaj doli me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë.

Ideja ime është qe ky organizim ose klub qe është praktikë e shumë vendeve të NATO-s, të quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë“, tha ai.

Postimi i plotë:

24 Marsi është një prej datave me të rëndësishme të historisë sonë të re! 23 vite më parë pas rezistencës në Gllogjan, UÇK-ja filloj luftën frontale në Dukagjin. 22 vite më parë UÇK-së dhe luftës sonë iu bashkua edhe NATO-ja, me të cilën bashkërisht e arritëm lirinë e Kosovës.

Pikërisht në këtë ditë të shënuar historike, kam vendosur të dal me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë.

Ideja ime është qe ky organizim ose klub qe është praktikë e shumë vendeve të NATO-s, të quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë.

Qëllimi i këtij klubi që do të funksiononte si një OJQ jofitimprurëse është që përmes ekspertizēs dhe bagazhit qe bartin gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të mbështesin institucionet tona të sigurisë:

– Në avancimin dhe profesializmin e punës se tyre;

– Në përafrimin e tyre me NATO-n dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar të sigurisë;

– Promovimi i traditës ushtarake të Republikës së Kosovës, vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);

– Mbrojtjen e dinjitetit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet qeverisëse: qendrore, lokale, agjencitë dhe shoqatat tjera në Republikën e Kosovës;

– Bashkëpunimi me shoqatat dhe organizatat simotra ndërkombëtare me qëllim të promovimit të interesave dhe vlerave kombëtare të Republikës së Kosovës.

Këto qëllime do të arriheshin përmes organizimit të:

– Seminareve, tribunave, konferencave dhe organizimeve të ndryshme;

– Studime shkencore dhe profesionale të luftës së UÇK-së;

– Debateve, qëndrimeve, analizave dhe rekomandimeve nga fusha e sigurisë dhe interesave kombëtare;

– Veprimtari multimediale dhe publicitare.

Kētë ide e kam disktuar më shumë miq dhe kolegë të cilët e kanë mbështetur dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre të vlefshme. Bashkë me ta në ditët në vijim do ta formësojmë këtë projekt!