Muriqi po kthehet në Turqi, jo te Fenerbahçe?

Vedat Muriqi mund të largohet nga skuadra italiane, SS Lazio gjatë afatit të verës.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës nuk po kalon mirë në Serie A. Ai ka shënuar vetëm një gol në 18 paraqitje për ekipin nga Italia, shkruan IndeksOnline
Ashtu siç pretendohet në mediat turke, Muriq mund të rikthehet në Superligën e Turqisë, por jo te Fenerbahçe.
Pretendohet se skuadra e Galatasarayt do t’i bëjë një ofertë Lazios, një ofertë shkëmbimi mes Mostafa Mohamed dhe Vedat Muriqit.
Mohamed ka shënuar 5 gola në 8 ndeshje për ekipin e Galatasarayt.
Drejtori Sportiv i Lazios ka mundësi që Muriqin ta shes në ndonjë skuadër të Premierligës Angleze, por një shkëmbim i tillë ka mundësi të ndodhë gjatë afatit veror./IndeksOnline/