Xhaka: Të luash me kundërshtar të tillë, ndonjëherë është më e vështirë

Granit Xhaka ka folur për takimin që e zhvillon Kombëtarja e Zvicrës sonte ndaj Bullgarisë – e vlefshme për parakualifikime në kupën e botës “Katari 2022”.
Kapiteni i Zvicrës e cilëson Bullgarinë si kundërshtar jo të lehtë. Madje ai thotë se ekipet e tilla, janë më të vështira sesa kombëtaret e mëdha, shkruan IndeksOnline
“Lojërat si sot ose kundër kundërshtarëve të vegjël, janë më të vështira sesa kundër kombeve të mëdha. Ata kanë një trajner të ri, motivimin mund ta kenë më të lartë”, ka thënë Xhaka.
Futbollisti i Arsenalit e sheh Zvicrën si favorite të grupit së bashku me Italinë.
“Ne duam të fitojmë. Ne gjithashtu do të përpiqemi t’i marrim pikë edhe Italisë. Nesër duhet të jenë tri pikët e para. Do t’i marrim me vete për në Zvicër”, vazhdoi kosovari.
Ndeshja midis Bullgarisë dhe Zvicrës zhvillohet sonte nga ora 18:00./IndeksOnline/