75 Mall Live Search
12:04 / E Enjte, 25 Mars 2021 / C E

Ariu i zi shqyen një derr të egër para syve të disa vizitorëve

Disa vizitorë kanë mbetur të tronditur derisa para syve të tyre është shfaqur një ngjarje “horror”.

Në një postim të “DailyMail” shihet një ari i zi, duke shqyer një derr të egër derisa kjo ngjarje po filmohej nga disa kalimtarë.

Ariu e kishte kapur në qafë derrin derisa ky i fundit ishte duke ulëritur, shkruan Indeksonline.

Derri mund të shihej vazhdimisht duke u përpjekur të çlirohej nga kapja e ariut.

Për pjesën më të madhe të videos 10-minutëshe, ariu kishte kapur derrin nga qafa dhe, në një moment, mishi i kafshës ishte qartë i dukshëm.

Ndërsa lufta zhvillohej, derri vazhdoi të ulërinte, por përfundimisht ndaloi së luftuari. /IndeksOnline/