75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Kryeministri Albin Kurti komunikon me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, dhe atasheun në ambasadën austriake, Martin Schaller.

Ambasadori Weidinger e përgëzoi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ai potencoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit midis dy vendeve, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për urimin dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për shtimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Austrisë./Indeksonline/