Arrijnë edhe 192 mijë vaksina të Covid-19 në Shqipëri

Nga Stambolli janë nisur edhe 192 mijë vaksina të Covidit-19 për në Shqipëri. Edi Rama është i pranishëm në airoport ku shpejt vaksinat do të nisen për në Rinas.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se është arritur marrëveshja edhe për 1 milion vaksina të tjera.

“Kemi siguruar 1 milion vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milioni doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.

Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/