Futbollistja nga Australia u pensionua për ta mbështetur të dashurin e saj, befasohet në ndeshjen e fundit

Futbollistja e Kombëtares së Australisë, Rhali Dobson, është pensionuar nga futbolli në moshë 28-vjeçare.
Ajo u largua nga futbolli për t’i qëndruar afër të dashurit të saj, i cili vuan nga kanceri i trurit, shkruan IndeksOnline

Në ndeshjen e saj të fundit, ajo shënoi gol dhe ishte duke shkuar ta festonte me të dashurin e tij, Matt.
Çfarë ndodhi më pas, ajo kurrë s’e kishte imagjinuar, pasi Matti i ulet në gjunjë dhe i kërkoi asaj të martohej me të.
Natyrisht se përgjigja e saj ishte “PO”, duke zbuluar pastaj se i kishte kërkuar Mattit dy herë që të martohej.
/IndeksOnline/