75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Takohen Kurti e Osmani, kandidatja për presidente i uron detyrën e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në zyrën e tij, deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë takim Osmani e uroi Kurtin për detyrën e re.

“Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në një takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe presidenten në ardhje të Republikës, znj.Vjosa Osmani.

Osmani uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re. Po ashtu i uroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.

Kryeministri Kurti e falënderoi Osmanin dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë”, thuhet në njoftim.