Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Transformimi i FSK-së vetëm në përputhje me Kushtetutën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se shteti serb sa më i fortë dhe përparues që të jetë, kjo nënkupton siguri dhe stabilitet më të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Këtë deklaratë ai e ka bërë pas takimit që pati me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka folur edhe rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës, apo qartë transformimin e FSK-së në FAK, transmeton Indeksonline.
“Transformimi i FSK-së në Ushtri mund të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Stoltenberg.
Ai kujtoi se në disa raste ai tashmë I ka bërë të qarta të gjitha në lidhje me FSK-në në Kosovë.
Në anën tjetër, Vuçiq ka deklaruar se tashmë dihet qëndrimi i Serbisë në drejtim të Kosovës./Indeksonline/