Salihu flet pasi lëshoi sallën: S’po m’dojnë vlla, spo di çka ju kom bo

Aziz Salihu ka sqaruar veprimin e tij pasi bojkotoi Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Sipas Salihut, ish kryetari i KOK-ut Besim Hasani, me qëllim po tregon mos respekt ndaj tij.
“Ma s’pari m’qun dikun shumë larg m’u ulë. E dyta, unë Majlindën e çmojë po a dini çka domethënë me me marr pjesë 3 herë në Olimpiadë? Ai duhet me më nderu, me më thënë Aziz Salihu sportist i shekullit. Jo loçka jem, tulifar klloshari aty me ul para meje”
“Besimit i thash qysh mos me ma përmen emrin që jam njeri i vlefshëm. Krejt këto me qëllim ma kanë bo. S’po m’dojnë vlla, spo di çka me bo unë. Është gjynah. Unë e kam themelu Komitetin Olimpik, krejt e din. Jam i rrahur, i malltretuar, jetojë me qira, jam sportist që ka marrë krejt medaljet në botë. Nuk kthehem më në mledhje, mos e bo Zot” deklaroi Salihu për Indeksonline.