“E virgjër je ti?”, Mevlani vë në siklet Ledjanën dhe merr këtë përgjigjje

Mevlani dhe Ledjana zhvilluan dje një takim prej 4 minutash në “Për’puthen”, takim të cilin e kërkoi vetë Ledjana, pasi midis tyre ka pasur distancim. Ledjana theksoi se është shumë konfuze për çdo gjë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Gjatë bisedës, Mevlani e pyeti Ledjanën nëse po ndihej nga siklet pasi e pa që po i dridheshin duart dhe më pas e pyeti nëse është e virgjër.
Mevlani: Po të dridhen duart shpirt?
Mevlani: Më duket sikur po të dridhen.
Ledjana: Jam njeri me ndjenja e emocione.
Mevlani: Hera e parë në studio pas kaq muajsh që kam një gocë përballë dhe nuk kam pikë emocioni. Vazhdo shpirt.
Ledjana: Çfarë ndjen për mua?
Mevlani: Ma trego ti mua të ta them unë ty.
Ledjana: Jo, ti do ma thuash.
Mevlani: Ta them javën tjetër. Jam shumë me nerva me ty po kur të kam përballë më ikin dhe nervat.
Ledjana: Dhe unë. Je personi që më intereson më shumë dhe nuk dua të nis njohje tjetër, ama jam konfuze me çdo gjë që ndodh, me çdo situatë. Duhet të kesh parasysh faktin se çfarë ke bërë më para.
Mevlani: Më fal, je e virgjër ti se nuk po marr vesh? Më fal për injorancën.
Ledjana: Do mendohem e ta them.
Teksa të dytë ishin në takim, Antonela shkoi pranë Blerimit dhe nuk munguan prekjet e përqafimet midis tyre.
