Paratë e xhamisë i mbesin në ‘fyt’, policia arreston hajnin që vodhi në Prishtinë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në kryeqytet.
Policia e Kosovës ka thënë se në objektin e xhamisë dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë vjedhur para të gatshme nga arka.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti duke u hetuar nga njësitet policore.