75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 26 Mars 2021 / Blerim

Luan Krasniqi jep parashikimin për meçin Whyte-Povetkin: Nuk i shoh si kundërshtarë të fortë për Joshuan dhe Furyn

Nesër do të zhvillohet meçi midis boksierit, Alexander Povetkin dhe Dillian Whyte.

Për meçin më interesant të ditës së nesërme ka folur edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, shkruan IndeksOnline

Përmes rrjeteve sociale, Krasniqi e ka komentuar këtë meç dhe thotë se Povetkin është një favorit i lehtë.

“Nesër Povetkini dhe Whyte do të boksojnë për titullin e përkohshëm të WBC. Për mua, Povetkini është një favorit i lehtë. Por, nga këndvështrimi im, të dytë nuk janë të ndenj për t’i rrezikuar, Joshuan apo Furyn”, ka thënë Krasniqi

Kujtojmë se Whyte dhe Povetkini ishin rrahur gjatë muaji gusht të vitit të kaluar. Në atë meç me nokaut kishte fituar boksieri, Alexander Povetkin./IndeksOnline/