Vjosa Osmani për vdekjen e Rasim Thaçit: Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit

Deputetja Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima, në moshën 71-vjeçare.
Osmani në rrjetin social “Facebook”, shkroi se Kosova sot është varfëruar pasi ka mbetur pa ikonën e humorit.
”Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime. Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira! Ai na bëri të qeshnim gjithë jetën e tij. Ne sot jemi të pikëlluar, sepse ikja e Cimës do ta lërë një zbrazëtirë të madhe. Por, ne do ta kujtojmë përherë me mall humorin e tij! Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë popullit të Kosovës!