75 Mall Live Search
14:24 / E Premte, 26 Mars 2021 / Blerim

Mainz tallet keq me Ibrahimoviçin

Skuadra gjermane, Mainz 05 përmes rrjeteve sociale është tallur me legjendën suedeze, Zlatan Ibrahimoviq

“King”-u Zllatan u rikthye në Kombëtaren e Suedisë dhe mbrëmë luajti pothuajse tërë ndeshjen në fitoren minimale 1 me 0 ndaj Gjerorgjisë, shkruan IndeksOnline

Ibrahimoviqin në minutën e 84-të e zëvendësoi mesfushori, Robin Quaison – ky i fundit luan në Bundesligan gjermane.

Klubi i Mainzit përmes një postimi në rrejtet sociale tallet me lojtarin e AC Milanit.

“Një lojtar i madh botëror dhe Zlatan Ibrahimoviq”, shkruhet në postimin e klubit gjerman.

Kujtojmë se Ibrahimoviqi nesër pritet të mbërrijë në Prishtinë, pasi të dielën luan kundër Kosovës në “adil Vokrri”./IndeksOnline/