Sermaxhaj propozon që Kosova të luajë me këtë formacion ndaj Suedisë, ja kë e vendos ai në mbrojtje!

Kombëtarja e Kosovës do të ketë sfidën e madhe ndaj Suedisë me 28 mars.
‘Dardanët’ takohen me Suedinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duke filluar nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline
Ky takim i takon rundit parakualifikues për Kupën e Botës, Katar 2022.
Trajneri Challandes do të ketë një test të vështirë para vetit, e kështu mendon edhe njohësi i futbollit në vendi tonë dhe njëherit, trajneri Genc Sermaxhaj.
Ai në një intervistë për IndeksOnline tha se Kosova do ta ketë vështirë ndaj Suedisë, por që duhet angazhim i madh në çdo pjesë të fushë.
“Ndeshje shumë e vështirë për Kosovën kur e dimë të gjithë potencialin e Suedisë. Duhet angazhim në çdo pjesë të. Gjithashtu në detyrat e mbrojtjes duhet të jenë vigjilent të shumë të koncentruar për të mbuluar hapësirat dhe kundërshtaret e rrezikshëm suedez”, tha fillimisht Sermaxhaj.

“Challandes duhet t’i jap më shumë këshilla lojtarëve në detyrat e mbylljes se hapësirave dhe kujdesit në mbrojtje. Ndërsa në detyrat sulmuese Kosova din të shfaqet e rrezikshme, por ndaj kundërshtarëve të fuqishëm nuk e di sa kemi mundësi të krijojmë raste, por gjithsesi ato qe ofrohen duhen realizuar”.
Sermaxhaja, foli edhe për ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë që Kosova e fitoi 4:0, por tha që nuk duhet marr shumë përbazë, pasi lituanezët nuk ishin nivel i Kombëtares sonë.
“Kosova nuk duhet të bazohet në ndeshjen e parë që e luajti ndaj Lituanisë. Ata nuk ishin në nivelin e përfaqësueses sonë, prandaj nuk duhet të merret përbazë shumë ajo ndeshje. Kundërshtari i radhës është i mirë dhe neve na vështirësohen tani gjerat”, vazhdoi ai.

Për fund, trajneri tregoi edhe se si duhet të jetë rreshtimin në mbrojtje, gjithashtu dha edhe një mendim se si do të duket formacioni i Kombëtares sonë.
“Në mungesë të Rrahmanit e Dreshajt, Challandesit i vështirësohen pak mundësitë për zgjedhjen e një lojtari tjetër në detyrat qendrore, por aty mund të mendohet Paqarada, Aliti dhe Kololli”.
“Formacioni i mundshëm sipas meje:
Në portë: Ujkani
Mbrojtësit: Hadergjonaj-Aliti-Kollolli-Vojvoda
Mesfushorët: Kryeziu-V.Berisha- Celina
Sulmues: Rashica-Muriqi-Zeneli”, tregoi Genc Sermaxhaj.
Kujtojmë se Kosovën e pret edhe një ndeshje tjetër e vështirë, ajo ndaj Spanjës me 31 mars që zhvillohet në Sevilje./IndeksOnline/