75 Mall Live Search
12:27 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Fazliu mbetet pa medalje në Gjeorgji!

Laura Fazliu e ka humbur luftën për medaljen e bronztë në Grans Slamin e Tbilisit në Gjeorgji.

Ajo e mbylli aventurën e saj në këto gara pa medalje, pasi u mposht nga xhudistja britanike, Lucy Renshall, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se në gjysmëfinale është Akil Gjakova, ndërsa Nora Gjakova fitoi dje medaljen e artë në kategorinë e saj.