75 Mall Live Search
13:27 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Familjarë, miq e kolegë i japin lamtumirën e fundit aktorit të humorit, Rasim Thaçi-Cima

Ka nisur ceremonia e varrimit të aktorit të humorit, Rasim Thaçi-Cima, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme pas infektimit me COVID-19.

Humoristi Rasim Thaçi-Cima, vdiq dje në moshën 71-vjeçare, shkruan Indeksonline.

Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, nën një ceremoni mortore nga rrethi i ngushtë i të ndjerit./Indeksonline