Presidentja e KE paralajmëron ardhjen e vaksinës anti-COVID në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurtin për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë.
Ajo në “Twitter” ka njoftuar se Komisioni Evropian do financojë procesin e vaksinimit për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.
“Së bashku do ta tejkalojmë pandeminë”, tha ajo./IndeksOnline/
Qëndrojmë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 27, 2021
Kam diskutuar me Kryeministrin @albinkurti shpërndarjen në Kosovë??të vaksinave të financuara nga @EU_Commission për të vaksinuar shpejt punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.
Së bashku do ta tejkalojmë pandeminë!