75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Zeneli: Suedia është ndryshe nga Lituania, duhet tjetër nivel i lojës

Arbër Zeneli ka folur para mediave një ditë para ndeshjes me Suedinë.

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e parë në fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ kundër Suedisë, shkruan IndeksOnline

Duke folur për media, Zeneli tha se ndeshja ndaj Suedisë është nivel tjetër sesa ajo ndaj Lituanisë, në këtë ndeshje ylli i Reims i shënoi dy gola.

“E kam pasur një paraqitje të mirë. Por edhe ekipi ka qenë komplet mirë ndaj Lituanisë. Ashtu siç tha trajneri, në mbrojtje nuk kemi qenë të mirë. Por ndaj Suedisë duhet të luajmë më mirë, në një nivel ndryshe”, ka thënë Zeneli.

Ai poashtu foli edhe për ballafaqimin me sulmuesin e AC Milan, Zlatan Ibrahimoviç.

“Unë do të luaj kundër idhullit tim, Zlatan. Ai ka hapur shumë dyer për ne që jemi rritur në Suedi. Unë jam i lumtur që do të luaj kundër tij. Por ai është një lojtar i madh dhe do të jetë shumë vështirë. Kjo është loja më e vecantë e jetës sime”, përfundoi lojtari i klubit francez, Reims.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet nesër nga ora 20 e 45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë./IndeksOnline./