75 Mall Live Search
20:47 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Lajm i mirë për ‘Dardanët’, ylli i Suedisë mungon kundër Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër do të luaj ndeshjen e parë para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

‘Dardanët’ si kundërshtar do ta kenë Suedinë, kjo e fundit do të luaj nesër pa yllin e ekipit, portierin – Robin Olsen, shkruan IndeksOnline

Lajmin për mungesën e 31-vjeçarit, e konfirmoi trajneri, Janne Andersson.

Olsen është i huazuar nga AS Roma te skuadra nga Premierliga Angleze, Everton. Ai më parë ka luajtur edhe për skuadrat, si: Cagliari, PAOK dhe Copenhagen./IndeksOnline/