Fokusi te Ronaldo, serbët po e pësojnë nga Jota

Kombëtarja e Serbisë është duke u mposhtur 0 me 2 nga Portugalia në ndeshjen e vlefshme për fazën para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
Serbët duke ruajtur Cristiano Ronaldon, kanë pësuar dy gola nga lojtari i Liverpoolit, Diogo Jota, shkruan IndeksOnline
Jota shënoi në minutën e 11’të dhe të 36’të për ta çuar ekipin e tij në pushim me një epërsi të volitshme.